Fero iu gëzua vdekjes së gazetarit, aktivisti e nxjerr zbuluar me tekstin skandaloz të këngës së tij

0

Këngëtari nga Kosova, Fero, shokoi mbarë opinionin publik, pasi u shpreh i gëzuar për vdekjen e gazetarit të Radio Dukagjinit Artan Turkaj.

Fero shkroi në rrjetet sociale “urime vdekjen gazetar kalofsh mir sonte nvorr”, duke tronditur edhe ndjekësit e tij të shumtë.

Sipas Feros dhe hoxhës Ahmed Kalaja në Tiranë, vdekja e papritur në moshë të re e gazetarit erdhi pasi Allahu ia ndaloi zemrën, sepse një ditë më parë ai kishte bërë shaka me Zotin në rrjetet sociale.

Por aktivisti Klodi Leka nxjerr zbuluar hipokrizinë e Feros, reperi i dënuar për dhunë në familje, i kthyer së fundmi në mysliman të devotshëm me emrin “Khatib”.

Leka ka postuar një pjesë nga një prej këngëve të Feros, i ndjekur nga mijëra të rinj shqiptarë.

“Un jom i flliqt, un jom i prisht

E shes ni b**ch, boj biznis

E shes 5 mij e ja jap ni mij

Habibi i Ahmed Kalasë ky”, shkruan aktivisit Leka në rrjetet sociale.

Mesa duket “Zoti” e ka toleruar Feron duke e lënë të jetojë, ndonëse për vite me radhë i ka kënduar rinisë shqiptare me të tilla vargje të degjeneruara, por gazetarin e ndjerë Trukaj e mori nga kjo botë për një shaka të vetme.

Kujtojmë se pas revoltës në rrjetet sociale, Fero e fshiu postimin e tij ku i gëzohej vdekjes së një djali në lule të rinisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu