Festat e fundvitit, radhë të gjata makinash edhe në Berat

0

Kthimi i emigrantëve dhe qytetarëve në vendlindje ka shkaktuar fluks të automjeteve dhe në Berat. Për shkak se qyteti ka një rrugë kryesore, është krijuar trafik të makinave në disa kryqëzime.

Kjo situatë ka bërë që drejtuesit e automjeteve të presin për një kohë të gjatë për të lëvizur mjetet e tyre. Pavarësisht se patrulla të policisë rrugore janë vendosur për të zhbllokuar trafikun, fakti që Berati ka një rrugë kryesore nuk ka avantazhuar qarkullimin e shpejtë dhe pa vonesë të makinave.

Edhe në qytetin e Vlorës ditën e sotme ka patur radhë të gjata të makinave në disa pika të qytetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu