Festë e madhe për Partizanin, arrin fitoren e parë. Laçi fundos Teutën

0

Java e tetë e Superiores zhvilloi dy ndeshje në mesditë ku bie në sy fitorja e Partizanit. Të kuqtë arritën të siguronin fitoren e pare në javën e tetë, duke larguar krizën për momentin teksa mposhtën Kastriotin në Kamzë.

Pritej një Partizan sulmues në këtë ndeshje dhe kështu ndodhi teksa goli erdhi nga Musta në 37’ me një goditje dënimi perfekte.

Partizani mund ta pësonte në 57’ nga Neziri por Teqja shpëtoi skuadrën e Dajës ndërsa në 75’ miqtë shënojnë sërish me Sembene por VAR ia anulon.

Ne 92′, Partizani sigurohet qe ka marre fitoren e pare pas golit te Rrapaj i cili i vuri edhe kapak sfides ne Kamze.

Partizani merr kështu fitoren e parë sezonale në Superiore që e largon nga fundi i tabelës dhe e bën që të nisë një tjetër kampionat për ta.

Në Laç ndërkohë, skuadra e drejtuar nga Mirel Josa merr një tjetër fitore të rëndësishme teksa mundi kampionët në fuqi të Teutës me të cilët rivalizoi për titullin vitin e kaluar.

Kjo fitore tregon se tashmë kurbinasit janë shëruar plotësisht nën drejtimin e Josës dhe mund të thonë fjalën e tyre në kampionat me golat që u shënuan nga Mazrekaj në 42 nga një goditje dënimi dhe Guindo vulosi suksesin në 92’.

Për Teutën që nuk bëri shumë për të fituar këtë ndeshje, janë sinjale alarmi pas atij barazimi me Kastriotin dhe tani humbje në Laç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu