Në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik sot kishte festë. Teksa fliste anëtarja Enslemvera Zake nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, anëtarët e tjerë nisën të duartrokisnin e të uronin kryetarin Petro Koçi.
“Edhe qindra, urime,”- thanë ata dhe duartrokitën.
Pas Zakes fjalën e mori demokratja Ina Zhupa e cila tha se pavarësisht se Koçi kishte ditëlidnjen, kjo gjë nuk mund ta pengonte Opozitën që të bënte oponencë.
“Faleminderit për fjalën zoti Koçi, atëherë edhe pse ju keni ditëlindjen, përfitoj që t;jua uroj, kjo nuk do të na pengojë që të bëjmë oponencë…sigurisht me buzëqeshje,”– tha Zhupa.
Në komision po diskutohet në parim parim me Ministrine e Kulturës projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.





