Fibank Albania raportoi rezultatet për vitin 2021 dhe ato shënojnë një rritje mbresëlënëse të të gjithë treguesve financiarë. Fibank arriti ROE rreth 20% dhe një fitim mbi 5 milionë Euro. Kreditë, depozitat dhe totali i aktiveve shënuan një rritje prej rreth 25% secila, kthimi nga aktivet dhe kthimi nga kapitali janë ndër më të lartat në sistemin bankar, ndërkohë që përfitueshmëria ishte më e larta që Fibank ka pasur ndonjëherë ne historine e saj ne Shqiperi.
“Ky ishte një tjetër vit i suksesshëm për Fibank në trendin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të viteve pozitive – thotë z. Bozhidar Todorov, CEO i Fibank Albania.
Ishte viti më fitimprurës, rritja jonë ishte mbresëlënëse dhe besojmë se ishte më e larta në sistemin bankar shqiptar duke marrë në konsideratë të gjithë indikatoret e kombinuar. Të gjithë treguesit tanë të performancës kanë ndjekur trendin rritës të 4-5 viteve të fundit.
Me krenari themi se viti 2021 kaloi një proçes mjaft të suksesshëm me të gjithë klientët tanë të ndikuar nga situata dhe ne u qëndruam pranë për të dalë nga kjo periudhë e vështirë. Ishte thelbësore të përgjigjeshim dhe të tregonim fleksibilitet në përputhje me nevojat e tyre dhe të ofronim mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Rezultati pozitiv që doli nga ky proces është ajo që unë e konsideroj si arritjen tonë kryesore për vitin 2021” – thekson z. Todorov.
Grupi Fibank ka një objektiv shumë të qartë te rrugetimit te tij për të pasur një prani të fortë në Shqipëri me një bankë në rritje që luan rolin e saj në sistemin bankar shqiptar. Synimet kryesore strategjike të Fibank Albania në periudhën e ardhshme janë produktet Retail dhe dixhitalizimi i mëtejshëm i shërbimeve për një eksperiencë sa me inovative dhe të avancuar të klienteve.