Fier/Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati , arrestohet 30 vjeçari

0

Policia e Fierit ka vënë në pranga  një 30 vjeçar pasi e kishte përshtatur lokalin e tij për lojëra fati.

Nga ndërhyrja në ambientet e lokalit, në lagjen “15 tetori”, policia kapi në flagrancë të riun si edhe sekuestroi 7 njesi kompjuterike, lexues dhe printer për biletat e lojërave dhe 41 bileta, që i shërbenin lojës së fatit “Gara me qen”.

30 vjeçari akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundershtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu