Fieri pa ujë/ Drejtori i Ujësjellësit:Nesër fillon furnizimi, por vetëm për higjienë

0

Moti i keq ka bërë që lumi Vjosa të dalë nga shtrati dhe pasojat po i vuajnë edhe banorët e qytetit të Fierit ku prej disa orësh qyteti nuk është furnizuar me ujë të pijshëm.

Drejtori i Ujësjellësit të Fierit, Petrit Kanani ka thënë se po punohet që situata të kthehet në normalizim dhe se mungesa e ujit ka ardhur si pasojë e bllokimit të puseve nga prurjet e lumit të Vjosës që doli nga shtrati. Ai ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve dhe sapo lumi të tërhiqet uji do kthehet si normalisht. Kanani tha gjithashtu se do punohet gjithë natën për pastrimin e puseve dhe se uji do jetë thjesht për nevojat bazike të higjienës e jo për tu konsumuar.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për reduktimin që do kemi me furnizimin e tyre me ujë. Dhe për mos pasjen në këto momente furnizimin me ujë. Sot gjatë ditës kanë pasur furnizojmë të reduktuar me ujë, ka qenë uji i djeshëm dhe ka qenë i reduktuar. Kjo situatë me Vjosën, preku edhe ujësjellësin. Është në gatishmëri të plotë dhe po presim tërheqjen e Vjosës për të pastruar puset dhe të furnizojmë qytetarët. Besoj se nëse do tërhiqet Vjosa do punojmë edhe natën me pastrimin e puseve dhe nesër besojmë që do kemi furnizim. Por uji, do jetë për përdorim sanitar dhe jo të pijshëm. Jemi në monitorim me DSHP deri në njoftim të dytë pasi tani për tani do jetë vetëm uji për pastrim sanitar” tha Kanani.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu