FIFA evakuon 57 sportistë nga Afganistani: Faleminderit Shqipërisë dhe Katarit

0

FIFA ka evakuar 57 sportistë nga Afganistani. Në mesin e të evakuarve janë gra futbolliste dhe basketbolliste. Ashtu si një javë më parë, ku u evakuan rreth 100 futbollistë dhe familjarë të tyre, edhe ky grup i dytë prej 57 personash janë vendosur në Katar. Lëvizja e tyre nga Kabuli në drejtim të vendit tjetër islamik është mundësuar nga një avion privat.

Në fillim të muajit, Infantino konfirmoi se rreth 165 refugjatë, pjesë e organizatës së çiklizmit është vendosur në mes Katarit dhe Shqipërisë, e për këtë, ai falenderoi kryeministrin Edi Rama.

Shprehim falenderimin tonë të sinqertë si për Katarin, ashtu edhe për kryeministrin e Shqipërisë, që na ndihmuan në këtë mision humanitar. Me ndihmën e tyre ne zhvendosëm të sigurt, anëtarët e komunitetit të futbollit dhe disiplinat e tjera sportive.

Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë miqve tanë nga shumë shtete të botës, që të ndihmojnë anëtarët e futbollit me viza dhe me lejet e qëndrimit, në mënyrë që ata të fillojnë një jetë të re dhe të sigurt”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu