FIFA miratoi formatin e Botërorit të ri me 48 ekipe!

0

ZVICER – Pasi ka punuar për formatin për një kohë të gjatë, FIFA ka miratuar Kupën e Botës me 48 ekipe: edicioni i ardhshëm i vitit 2026, i cili do të zhvillohet midis Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë, do të ketë 104 ndeshje finale në krahasim me 64 të luajtura në Katar 2022, ku merrin pjesë “vetëm” 32 shtete.

Vendimi zyrtar erdhi pas mbledhjes së bordit në Kigali të Ruandës. “Formati i ri siguron që të gjithë finalistët të luajnë nga tre ndeshje dhe të kenë kohë të mjaftueshme pushimi midis ekipeve konkurruese,”- tha FIFA.

Kupa e Botës 2026, formati i ri me 48 skuadra
Kalimi nga 32 në 48 ekipe u shoqërua edhe me një ndryshim drejtimi, përsa i përket grupeve: fillimisht u fol për 16 grupe me tre skuadra, por në realitet do të ketë një më klasike: ndarja në 12 grupe me nga 4 ekipe kombëtare. Në atë pikë, dy të parat në çdo grup dhe tetë skuadrat më të mira të vendit të tretë do të kalojnë në raundin tjetër, jo në raundin e 16-të si në Katar 2022, por në raundin e 32-të.

Kupa e Botës 2026, do të kanë 104 ndeshje finale
Në Kupën e Botës 2026, finalja është planifikuar për 19 korrik, duke qenë se ka një tur shtesë për t’u luajtur, skuadra finaliste nga shtatë do të shkojë tetë dhe kështu ndeshjet totale të eventit do të shkonin nga 64 në 104. Fitimet shtesë do të vinin për FIFA-n, vlerësimi i të ardhurave luhatet midis 9 dhe 11 miliardë paund (midis 10 dhe 12.5 miliardë euro).

Kalendari i ri deri në vitin 2030
FIFA ka miratuar edhe kalendarët nga viti 2025 në 2030, të cilët do të kenë një ndryshim thelbësor nga viti 2026: në shtator dhe tetor nuk do të ketë më, siç ndodh sot, dy pushime prej rreth një jave për ndeshjet e ekipeve kombëtare, por aty do të jetë një pushim i vetëm nga fundi i shtatorit deri në fillim të tetorit, i cili do të zgjasë 16 ditë dhe në të cilin kombëtaret do të mund të luajnë katër ndeshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu