FIFA ndalon Danimarkën të mbajë fanela me logon për ‘Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut’

0

Jakob Jensen president i DBU-së, ka deklaruar se FIFA i ka thënë atij, që fanelat stërvitore të lojtarëve janë “refuzuar për arsye teknike”: në të ishin shkruar fjalët “Të drejtat e njeriut për të gjithë”

DANIMARKE – FIFA do t’i ndalojë lojtarët e kombëtares së Danimarkës, të kualifikuar për Kupën e Botës në Katar (20 nëntor-18 dhjetor) të stërviten me fanela që mbajnë logot pro të ‘Drejtave të Njeriut’ gjatë kohës së kompeticionit. Ky urdhër i është komunikuar Federatës Daneze, e cila e ka bërë publike.

Në ballë të mbrojtjes së respektit për punëtorët migrantë dhe të drejtat e LGBTQIA + në Katar, drejtuesit e DBU, anëtarët e stafit dhe lojtarët danezë kërkuan që mesazhi “Të drejtat e njeriut për të gjithë” të mund të shfaqet në bluzat e stërvitjes. Ky operacion u krye në lidhje me sponsorin federal Hummel, i cili krijoi një fanellë të tretë të zezë (“The color of mourning”), për nder të “mijëra jetëve të humbura” për organizimin e Kupës së Botës në Katar.

FIFA ndalon Danimarkën të mbajë fanela me logon për

Siç shpjegohet për ‘DR Sporten’ nga Jakob Jensen president i DBU-së, FIFA i tha atij, se fanelat stërvitore të planifikuar për lojtarët janë “refuzuar për arsye teknike”: në të ishin shkruar fjalët “Të drejtat e njeriut për të gjithë”. Një situatë për të cilën Jakob Jensen kërkoi falje, për të cilin “mesazhi i të drejtave të njeriut është universal, jo një thirrje politike dhe duhet të jetë diçka që të gjithë mund ta mbështesin”.

Ndër ndryshimet e fundit të përfshira në “rregulloren” e saj, FIFA thekson se “është e ndaluar të shfaqen mesazhe politike, fetare apo personale, si dhe slogane të çfarëdo lloji në çdo gjuhë apo formë nga lojtarët dhe zyrtarët në uniformat e tyre të lojës apo ekipeve në pajisjet (duke përfshirë qeset, kontejnerët e pijeve, qeset mjekësore, etj.) ose trupat e tyre”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu