FIFA: Polonia direkt në finalen e grupin B, shtyhet në qershor “play-off”-i Skoci-Ukrainë

0

FIFA ka njoftuar, se ndeshja kualifikuese e “play-off”-it për në botërorin “Katar 2022”, ndërmjet Uellsit dhe Austrisë do të zhvillohet sipas planifikimit, për 24 mars 2022.

Kjo, edhe për shkak të nevojës së kohës, për ndeshjet zyrtare të planifikuara tashmë në ‘dritaren’ e qershorit, pasi kalendari sportive europian është i mbingarkuar.

Për më tepër, pas vendimit të 28 shkurtit 2022, për të pezulluar të gjitha skuadrat ruse nga pjesëmarrja e tyre në garat e FIFA-s dhe UEFA-s deri në njoftimin e mëtejshëm, Byroja e Komitetit Organizativ të FIFA-s, ka vendosur që Polonia të mos luajë ndaj Rusisë në “play-off”, por të kualifikohet direkt në finalen e grupit “B”.

Më 29 mars 2022, kombëtarja e Polonisë do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Suedisë dhe Republikës Çeke.

Ndërkohë, FIFA ka bërë me dije se ndeshja mes Skocisë dhe Ukrainës, e vlefshme për kualifikueset për Botërorin e Katarit, e caktuar për 24 mars, do të luhet në qershor. Ky ishte vendimi i FIFA-s, pasi Federata e Futbollit të Ukrainës kërkoi që ndeshjet e saj në “play-off” të shtyhet për shkak të pamundësisë për të organizuar udhëtime dhe stërvitje për një ekip në rrethanat aktuale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu