– Banorja e shtëpisë së Big Brother Filloreta Raç apo Fifi siç njihet nga publiku ka qënë në një gjendje jo të mirë emocionale pas debatit me opinionisten e BB Balina Bodinaku, ku i ra dhe të fikët.
Duket se në një përpjekje për të qetësuar anën emocionale ajo ka zgjedhur t’i drejtojë një letër vetes ku shkkruan se ka diçka shumë të rëndësishme për t’i thënë. Ajo i thotë vetes si një këshillë se duhet të jetë një njeri më i ftohtë dhe nuk duhet t’i marrë të gjitha kritikat afër zemrës.
jo shkruan gjithashtu se jo të gjithë do e respektojnë dhe jo të gjithë do e duan në atë çka duket si një mesazh drejtuar Balinës më tepër se sa vetes.