Figurat publike nderojnë Ismail Kadaren, Olta Gixhari citon poezinë e tij!

0

Ismail Kadare, shkrimtari i njohur shqiptar, gjeni i letrave shqipe mbylli sytë sot në moshën 88-vjeçare. Lajmin e dhanë familja dhe bashkëpunëtorët e njeriut që gjerësisht njihet dhe si një personalitet qendror i kulturës shqiptare. Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, atje ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958-ën përfundoi studimet në degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare, Ismail Kadare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit me “Frymëzimet djaloshare” (1954); “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal, rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Të shumta kanë qenë figurat publike dhe personalitet e medias që kanë nderuar me postimet e tyre figurën e Kadaresë. Në një InstaStory Olta Gixhari ka cituar poezinë e tij, teksa e ka shoqëruar me “Ngushëllime Ismail Kadare”.

Pa formë është qielli, si tru idioti

mërzitshëm trotuaret shiu i qull

Një kalimtar, një ombrellë, gjëmon moti

një biçikletë kthesën merr me vrull.

Pa formë është qielli, si një mendim idioti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu