Në konferencën me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, homologun Mark Rutte dhe udhëheqës nga vendet e tjera, Rama ka deklaruar që krijimi i një Donbasi në qendër të Evropës, duke iu referuar kështu situatës në veri të Kosovës, do të ishte alarmante.
Megjithatë, me ndihmën e NATO-s është shprehur ai, KFOR do të jetë i pranishëm, për të shmangur çdo përshkallëzim të mundshëm, që mund të krijohet nga mosmarrëveshjet Serbi-Kosovë.
Edi Rama: Perspektiva e krijimit e një Donbasi në qendër të Evorpës është një kërcënim real dhe ne të gjithë duhet të bëjmë atë që duhet për ta parandaluar, duke nxitur dialogun, me mbështetjen e SHBA-ve dhe në vend të NATO të bëjmë të qartë që KFOR do të jetë aty, nëse do të ndodh ndonjë përshkallëzim. Është koha për të vepruar dhe për të mos lejuar këtë spirale absurditeti për të hedhur poshtë çfarë kemi ndërtuar me ndihmën e BE-së në rajon.