Finem vendos bast të guximshëm për fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë

0

Pak orë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi në stadiumin “Air Albania”, reperi i njohur Finem ka tërhequr vëmendjen me një veprim të guximshëm që po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.

Në një video që po qarkullon në TikTok dhe Instagram, Finem shihet duke vendosur një bast prej 50,000 lekësh për fitoren e Shqipërisë, me një kuotë 3.45 që, në rast fitoreje të kuqezinjve, do t’i sillte atij 172,500 lekë fitim. Në përshkrimet që shoqërojnë videon pretendohet se bëhet fjalë për 50 mijë euro, por bazuar në shifrat dhe koeficientin, duket se bëhet fjalë për monedhën lekë shqiptare – ndonëse kjo mbetet e pasaktësuar plotësisht.

Në sfondin e videos dëgjohet kënga patriotike “Kuq e Zi” nga Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi, duke e kthyer këtë moment në një simbolikë të fortë besimi dhe krenarie kombëtare. Për reperin, ky bast nuk është vetëm një përpjekje për të fituar, por një deklaratë publike besimi në ekipin e zemrës.