Gazment Bardhi: Tallja vijon edhe sot. Dua të konfirmoj se PD është institucion. Respekti është primar. Nuk veprojmë në ilegalitet. Nuk kemi halle apo probleme sa i përket zbatimit të ligjit.
Dua të konfirmoj se në PD nuk ka ardhur asnjë kërkesë e qoftë edhe një anëtari për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ajo që shqiptarët por veçanërisht kanë parë gjatë dy muajve ka qenë një blof i madh dhe kakofoni shifrash për halle e probleme personale.
Nuk u arrit që pas dy muajsh të sigurohej 1/4 e firmave. Nëse i kanë firmat t’i depozitojnë në protokollin e PD-së. Çdo insituticion ka përgjegjësi për të ndjekur çdo procedurë. Jeni dhe ju dëshmitarë që deri në këtë moment në zyrën e protokollit, nuk ka asnjë kërkesë. Ne nuk kemi asnjë hall me ligjin.