Fishekzjarret ndalohen, por armët jo! Plumba qorrë në Tiranë, thyhet xhami i mjetit

0

Ndalimi me ligj i mjeteve piroteknike ka bërë që qytetarët shqiptarë të gjejnë zgjedhje alternative.

Një qytetar ka denoncuar nga Tirana se dikush qëlloi me armë zjarri, madje se “plumbi qorr”, i kishte thyer xhamin e prapmë të makinës.

”Pa ardhur akoma ora 12, plumbat qorr do na marrin jetën në mes të Tiranës,”-shkruan ai në foton e postuar nga JOQ.

Madje ka pozuar me gëzhojën e mbetur në dorë, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu