Fitoi lirinë në Dubai / Florenc Çapja bën kërkesën e çuditshme me e-mail Gjykatës së Posaçme: Dua të gjykohem bashkë me…

0

Mejnjëherë pasi fitoi lirinë në Dubai, Florenc Çapja i është drejtuar me një email Gjykatës së Posaçme, ku kërkon që çështja ndaj tij të mos veçohet nga ajo e xhaxhait të tij, Ardian Çapja dhe anëtarëve të tjerë të grupit të marrë të pandehur.

Në seancën paraprake, 40-vjeçari Florenc Çapja, në e-mail, thotë se ai ka marrë dijeni për procesin dhe kërkon të gjykohet bashkë me xhaxhanë e tij. Pas marrjes së kësaj kërkesë, gjykata vendosi të shtyjë seancën.

Mësohet se SPAK dhe Gjykata e Posaçme do të dërgojnë një letër-porosi në Dubai për verifikimin e email-it, nëse është dërguar nga Florenc Çapja apo jo.

Ja si e rifitoi lirinë në Dubai, aty ku punon e jeton, Florenc Çapja:

Që prej datës 12 Korrik 2021, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur heqjen e të gjitha kufizimeve ligjore ndaj Florenc Çapjas. Që prej kësaj date, Çapja rezulton që të jetë i lirë për të lëvizur si brenda vendit (në Emiratet e Bashkuara Arabe) ashtu edhe drejt vendeve të tjera.

40-vjeçari vazhdon të jetë në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria dhe akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

Florenc Çapja u shpall në kërkim për këtë ngjarje në Mars të këtij viti, në të njëjtën ditë kur për të njëjtën vrasje policia arrestoi dhe mban prapa hekurave edhe Ardian Çapjan.

Dy muaj më parë, kur në media u përfol arrestimi në Dubai i Florenc Çapjas, avokati i tij deklaroi se 40-vjeçari ka leje qëndrimi në atë vend dhe do të kërkonte azil politik.

Për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit janë arrestuar edhe Jorgo Leku alias Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou, i cili u prangos në Athinë më 11 Tetor 2020; Etien Cani i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri po në vitin 2020 si dhe Ervis Bardhi.

Si u vranë brenda shtëpisë at e bir

Gentian Beqiri u vra më 15 Gusht 2012 në banesën e tij në Elbasan teksa qëndronte nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Ai ka qenë dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Autorët përdorën Etien Canin si personin për të hyrë brenda banesës, pasi ai ishte shok fëmijërie me viktimën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu