Fitoi lotarinë, gruaja humb biletën 26 milion dollarëshe në lavanderi

0

Gruaja që fitoi lotarinë në një short të Lotarisë Kaliforniane duket se nuk e ka shijuar aspak.

Bileta fituese e cila kishte vlerën e 26 milion dollarëve u harrua nga gruaja në xhepin e pantallonave dhe u shkatërrua në lavanderi, përcjell InfoWebTV.

Bileta SuperLotto Plus u shit në periferi të Los Angeles në muajin nëntor, ku gruaja u kap nga kamerat e sigurisë duke e blerë biletën fituese.

Esperanza Hernandez, anëtari i dyqanit ku u ble bileta, konfirmoi se gruaja kishte ardhur për të treguar se ishte ajo fituesja, edhe pse bileta ishte e humbur.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu