”Fitoi një analfabet”, Laerti godet Gjestin: Çoi një vajzë në gjendje të rënduar

0

Laert Vasili, u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother Albania, ishte sot në një rrëfim në Shqipëria Live. Për të Gjesti shkatërroi shtëpinë, por që fitoi një analfabet. ”Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri.

Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst për Banaking, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional, ndaj është më e bukura ”notën e mirë””, tha Laerti.

Sa i përket situatave në shtëpi, ai tha se emri i tij është përdhosur dhe se janë lëshuar shumë ofendime ndaj tij, për të cilat tha se përfaqësuesit e tij ligjor do të shohin nëse do të ketë një padi apo jo.

”Ka pasur aq shumë ofendime sa mund të shkojnë në ndjekje penale, atë do e mendojnë përfaqësuesit e mi ligjorë. Jam ndjerë i përdhosur i përbaltur, është prishur imazhi im sidomos ai i profesionit. Jemi në lojë, por nuk je me nivelin tënd në lojë. Gjendja është e rënduar, shumë e rënduar. Në asnjë mënyrë nuk do ta ribëja si eksperiencë, kurrë”, tha ai.