Shkodër, 15 shkurt 2026 – Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Elbasanit në javën e 24-t të Kategorisë Superiore, duke siguruar tre pikë me një gol të realizuar në minutat e fundit të takimit.
Skuadra shkodrane kaloi në avantazh në minutën e 24-të me anë të Bekim Balajt, duke ndezur entuziazmin e tifozëve vendas. Elbasani reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të rikthente baraspeshën në minutën e 80-të me golin e shënuar nga Boye.
Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, ishte Dodaj ai që vendosi fatin e ndeshjes, duke shënuar në minutën e 90-të dhe duke i dhuruar Vllaznisë fitoren dhe tri pikë shumë të vlefshme në garën për titull.
Pas këtij suksesi, Vllaznia kryeson renditjen me 48 pikë, pesë më shumë se ndjekësja më e afërt, Egnatia.
Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Dinamo dhe Flamurtari u ndanë në barazim 1-1, ndërsa Partizani fitoi derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës me rezultatin 2-0. Të gjitha përballjet ishin të vlefshme për javën e 24-t të kampionatit.





