Fitorja e katërt radhazi, Napoli nuk e lëshon kreun. Interi është i detyruar të fitojë

0

Ëndrra e titullit kampion është gjithnjë e më pranë. Napoli regjistroi fitoren e katërt radhazi në Serinë A, për të blinduar kreun e renditjes.

Të kaltrit e Antonio Contes fituan minimalisht, në një transfertë të vështirë siç është ajo ndaj Lecces.

Raspadori ishte vendimtar me golin e tij në minutën e 24-t, duke i dhënë 3 pikë të arta miqve.

Me këtë sukses, Napoli mban vendin e parë në renditje me 77 pikë, 6 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë, që luan sonte ndaj Veronës.

Në krahun tjetër, Lecce vazhdon të luftojë për mbijetesën, pasi mban vendin e 17-të me 27 pikë të grumbulluara.