Fitorja e Tavos, opozita ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Himarë

0

Koalicioni “Bashke Fitojmë” i opozitës ankimon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatin e zgjedhjeve te të pjesshme të 4 gushtit për zgjedhjen e kryebashkiakut të Himarës.

Në shkresë kërkohet shpallja e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të 36 Qendrat e Votimit.

Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, fitoi mbi 1400 vota më shumë se kundërshtari i tij, Petro Gjikuria.

Opozita pretendoi se gjatë zgjedhjeve nuk u lejuan të votojnë personat që u kishin skaduar kartat e identitetit, duke akuzuar se socialistëve ua kishin rinovuar brenda 24 orëve, si dhe kishin transferuar në Himarë zgjedhës që nuk i përkisnin kësaj bashkie.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu