Fitorja kundër Benficas dërgojnë Klopp dhe Liverpool në histori, ja statistika interesante

0

Liverpool me një këmbë në gjysmëfinale pas fitores 3-1 në Da Luz në ndeshjen e parë të cerekfinaleve të Champions League kundër Benficas. Konate në të 17-tën dhe Mane në minutën e 34’ shënuan dy herë në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, realizimi i Nunez vetëm sa tundi anglezët, sepse Luiz Diaz do të shënonte golin e tretë.

Klopp është ende i pamposhtur në shtatë ndeshjet e tij në Champions League si trajner kundër skuadrave portugeze, ka fituar gjashtë takime, një barazim dhe asnjë humbje. Duhet thënë se Liverpool ka fituar tetë takime ndeshjet e fundit në transfertë në të gjitha kompeticionet. Kjo është ecuria më e mirë në histroinë e klubit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu