Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së socialistëve në zgjedhjet që u mbajtën dje në Rrogozhinë, pasi Kolegji Zgjedhor evidentoi parregullsi në 14 Maj.
Në postimin e tij Rama thotë se skuadra e socialistëve mësoi nga gabimet e 14 Majit, dhe tashmë ka arritur që të fitojë me një rezultat të thellë zgjedhjet në Rrogozhinë.
Postimi i Ramës:
Kryetari Edi Rama në Facebook: RROGOZHINA VETËM PËRPARA me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste.
Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash.
Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore. VetëmPërpara!