Fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, ka komentuar ndarjen e e lidhjes aktorit Donald Veshaj me këngëtaren Beatrix Ramosaj, në “Instastory”
Ai ka shkruar në storyn e tij se gjatë kohës që ai ka thënë të vërtetën, të gjithë ata që janë mësuar të gënjejnë veten i hidheshin kundra, këto fjalë i ka shkruar për t’iu drejtuar Donaldit.
“Më vjen mirë që Beatrix nuk ngjan me disa nga ju! Në Shqipëri gjen pafund meshkuj pa shtyllë kurrizore, që gjithmonë shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë që t’i tregojnë shokëve çfarë ngjyre ka gjaku” – u shpreh Anaidi, i cili duket se tashmë është komplet kundër Donaldit.
Anaidi është shfaqur gjithnjë aktiv në rrjetet sociale me komentet e tij “pikante” sa i takon personazheve të shoë biz-it dhe së fundmi shtëpisë së “BBV”
Lidhja e dyshes Donald-Beatrix, duket se ka marë fund pas daljes së Donaldit nga shtëpia e “Big Brother VIP”.