Kryetari i Lidhjes Demokratiek të Kosovës Lumir Abdixhiku hodhi votën e tij për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Kreu i LDK-së votoi në orën 10:00 në shkollën “Faik Konica” të Prishtinës.
Për mediat, ai uroi që proçesi zgjedhor i ditës së sotme të ruajë standartin e lartë të zgjedhejve të kaluara. Pavarësisht se cili do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve lokale në radhët e forcave politike, Abdixhiku theksoi se sot “fitues është Kosovë”.
“Është një ditë e veçantë për të gjithë për Kosovën. Në radhë të parë është ditë e demokracisë është një ditë feste, është ditë ku vendimmarrja kalon tek qytetarët, aty ku e ka vendin gjithmonë. Shpresoj që gjithçka do të shkojë mirë, shpresojë që ky proces të ruaj standardin e lartë që është ndërtuar tash e sa kohë, fitues janë të gjithë, fituese është Kosova”, përfundoi kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.