Fjalët e fundit: Jo luftë/Putin mbyll median TV Rain në Rusi, pasi mbulonte lajmet e luftës

0

Media e pavarur ruse e lajmeve TV Rain përfundoi transmetimin e saj përfundimtar me fjalët “jo luftë” të enjten. CNN shkruan se stacioni u detyrua të mbyllej për shkak të goditjes së qeverisë ruse ndaj mediave lokale për mbulimin e pafavorshëm të luftës në Ukrainë.

TV Rain ishte larguar tashmë nga valët televizive, por vazhdoi të funksiononte një transmetim në YouTube. Stafi i saj thanë fjhalët “jo luftë”, përpara se t’i nxirnin nga godina e stacionit. Rrjeti më pas transmetoi baletin e Çajkovskit, Liqeni i Mjellmave, një shenjë e përpjekjes për grusht shteti të vitit 1991 kundër qeverisë së liderit të atëhershëm sovjetik, Mikhail Gorbachev. Ndërsa po ndodhte ai grusht shteti, baleti luajti vazhdimisht në televizion, një tregues për shikuesit se diçka nuk shkonte.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu