Prokuroria e Kukësit ka mbyllur hetimet për këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap me dy armë pa leje, pak kohë më parë në Morinë. Mësohet se për këngëtaren është rrëzuar akuza për “Trafik armësh” dhe ajo do të hetohet vetëm për “Armëmbajtje pa leje”. Ndërkohë ende nuk është vendosur gjyqi i ardhshëm.
Kujtojmë se Fjolla u kap në datën 19 shtator bashkë me të dashurin e saj, Fisnik Syla, të cilin ajo e prezantoi vetëm disa ditë më vonë pas arrestimit. Së fundmi ata janë duke shijuar shumë qëndrimin me njëri-tjetrin dhe një dasmë nuk duket larg. Megjithatë, Fjolla duhet të mësojë në formë të prerë vendimin e Gjykatës.