Flakët e zjarrit përfshijnë sipërfaqe me pyje në Polis, Librazhd

0

Një zjarr ka shpërthyer sot në mesditë në fshatin Polis të Librazhdit.  Drejt vendngjarjes janë nisur zjarrfikëset, por terreni i thyer nuk lejon që ato të depërtojnë drejt vatrës.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pemë dhe ndodhet disa qindra m larg shtëpive të banimit.

Po punohet me mjete rrethanare dhe me pompa krahu për të izoluar dhe fikur flakët. Por moti i thatë dhe temperaturat e larta nuk favorizojnë. infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu