Një lokal veror është përfshirë nga flakët pak çaste më parë në afërsi të plazhit të Zvërnecit. Policia thotë se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 20:15, në fshatin Zvërnec, në afërsi të plazhit, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstruksion druri. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.