Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer sot në vendin e quajtur Agonas, në Qerret.
Sipas burimeve nga vendngjarja bëhet me dije se zjarri është i qëllimshëm dhe është vënë nga vetë banorët e zonës, por ende nuk dihen shkaqet e kësaj zjarrvënieje.
Zjarri, i ndihmuar nga thatësira dhe era është përhapur me shpejtësi dhe rrezikon shtëpitë e banimit.Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Infowebtv, reparti zjarrfikës po përpiqet të izolojë dhe fikë zjarrin ndonëse sipërfaqa është e madhe.
Infowebtv