ANGLI – Liverpool mundi fqinjët e Everton 2-0 në Anfield dhe u ngjit në krye të tabelës së Premier League. Para ndeshjes u mbajt një minutë heshtje për viktimat e luftës në Gaza.
Premier League ka ndaluar flamujt e Izraelit dhe Palestinës nga stadiumet e saj, por tifozët e Liverpool “ngritën” pankarta pro Palestinës.
“Për hir të Zotit, shpëtoni Gazën!” shkruan banderola në Anfield.
Pak ditë më parë, Mohamed Salah, i cili i shënoi të dy golat në këtë ndeshje, tha se ndihma humanitare duhet të shkojë në Gaza dhe kërkoi nga liderët botërorë që të ndalojnë luftën.
'For God's sake save Gaza'
Liverpool fans showed their support for Gaza at today's game at Anfield. pic.twitter.com/fjIjQ4p0ug
— ilmfeed (@IlmFeed) October 21, 2023





