Flet babai i pilotit që humbi jetën pas rrëzimit të avionit ushtarak në detin Jon: Kur dëgjova lajmin, instiktivisht e kuptova se ishte djali im

0

Babai i një prej ushtarakëve që humbi jetën pas rrëzimit të avionit ushtarak në ujërat detare të Jonit në territorin grek, ka thyer heshtjen.

I ati i Marios – Michael Turoutsikas, Kostas, pohoi se sapo mori vesh që një avion ushtarak ishte rrëzuar, instinktivisht i kishte shkuar mendja tek djali i tij.

Duke folur për SKAI-n se ai tha se djali i tij nuk do të donte të quhej “hero” dhe kërkoi që njerëzit të mos e kujtojnë më në këtë mënyrë. Njëkohësisht ai foli për dashurinë e të birit për aviacionin, ndërsa tha se në vizitën që priti dje nga shefat e Forcave të Armatosura nuk i shpjeguan rrethanat e aksidentit teksa presin përfundimin. Por, siç theksoi ai, është gjëja e fundit që dëshiron të dijë.

“Kur dëgjuam se kishte rënë një avion, instiktivisht e kuptova se ishte djali im”, ndërsa tregoi se modeli i djalit të tij ishte Konstantinos Iliakis, i cili humbi jetën në Egje më 23 maj 2006, pas një manovre të gabuar nga një pilot turk.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu