Flet e plagosura që ra nga ashensori në Astir: Për tre sekonda…

0

Një prej grave të plagosura nga incidenti i rëndë i rënies së ashensorit në një prej pallatet e Astirit ka folur për momentet e tmerrit.

“Rënia zgjati vetëm 3 sekonda, më pas ashensori pësoi një goditje të madhe. Ndjeva një dhimbje të fortë në pjesën e poshtme të trupit”.

Ngjarja ndodhi pak para mesnatës, rreth orës 23:50 të së shtunës. Shtetasja Merita Sulaj rrëfeu për hetuesit e çështjes së kishte qenë për darkë në shtëpinë e kushërirës, kur rreth orës 23:50 kishte dalë prej aty dhe bashkë me dy vajzat e saj të mitura, 5 dhe 7 vjeçe dhe 5 persona të tjerë, kishin hipur në ashensor. Pasi kanë shtypur ‘zero’, kanë ndjerë një rënie për 3 sekonda, e cila në fund u shoqërua me një zhurmë të çuditshme të ashensorit duke përfunduar me një goditje të madhe.

“Sapo ashensori nisi të zbriste poshtë, kam dëgjuar një zhurmë të çuditshme ku edhe është shkëputur menjëherë duke rënë në gjendje të lirë. Kjo rënie zgjati 3 sekonda dhe ashensori ka ndaluar duke dhënë një goditje të madhe. Ndjeva një dhimbje te pjesa e këmbëve. Jashtë na nxorën familjarët tanë, hapën derën me forcë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here