“Të Pathënat” është emisioni më i ri në Fax News me moderator Arbri Fortuzin. Ditën e sotme, është zhvilluar një intervistë me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ka folur për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PD si dhe zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut.
Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike nuk ka qenë e shqetësuar asnjëherë për të larguarit nga vetingu por vetëm për rastet kur nuk janë respektuar njësoj standardet e gjykimit.
Ndër të tjera, deputeti demokrat ka theksuar se prioriteti i PD-së janë vetëm 3 ndryshimet kushtetuese që ka propozuar PD, pra vetingu i politikanëve dhe reforma zgjedhore e territoriale, duke kaluar në plan të dyte propozimin e mazhorancës për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.
Opozita ka kërkuar që të bashkohen dy nismat, pra ajo e PS dhe ajo e PD, dhe të shqyrtohen njëkohësisht në Komisionin e Ligjeve, por PS nuk pranon. Salianji deklaroi sot se nuk e kupton hezitimin e mazhorancës, kur në fakt kushtetuta nuk mund të preket disa herë sepse kërkohet shumicë votash.
Salianji e mbylli intervistën e tij me një koment për zgjedhjet e 30 qershorit. Salianji deklaroi se PD nuk hyri në zgjedhjet e njëasnshme pasi respektoi institucionin e Presidentit të Republikës, i cili anuloi këto zgjedhje dhe njoftoi zgjedhje të tjera në tetor.
Intervistë e Salianjit
Reforma? Pa diskutim që reforma në drejtësi duhet të ishte kontroll i plotë i të gjithë magjistartëve. Për këtë arsye dhe afati i vendosur në kushtetutë ka qenë i përcaktuar. Presim të shohim justifikimet për vonesat. Pse nuk ka ecur me ritmet e duhura? Në këtë kuptim reforma në drejtësi nuk ka ecur në ritmet e duhura dhe ne shpresojmë që të avancojë dhe të japë drejtësi për qytetarët.
Rezultatet? Ne nuk jemi shqetësuar asnjëherë për gjyqtarë dhe prokurorë që janë larguar për shkak të elementevë që janë kapur. Ne kur kemi pasur reagime kanë qenë për rastet kur nuk janë matur standardet njëjtë. Rezultati i reformes në drejtesi do te jete drejtesia në dheniet e vendimeve për shqiptarët. SPAK dhe BHK duhet t’i japin fund pandëshkueshmërisë në këtë vend. Sot jemi me pritshmëri të larta për drejtësinë. Prandaj thashe që ne duhet të shohim të gjitha arsyet e justifikimet dhe pastaj do të diskutopjmë. Por nukë shtë thelbësore elementi i kontrollit, e rendësishme është si jepet drejtësi për qytetarët. Drejtesi e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne kemi pritshmëri të mëdha.
3 reformat e PD-së? Bashkimi me nismën e PS? Kur bëhet ndryshimi i kushtetutës nuk mund të behet në mënyrë të herëpashershme. Kushtetuat janë të ngurta që ndryshohen me numër të lartë votash dhe diskutimi duhet bërë i plotë që të përfshish të gjitha elementet. Diskutimi nuk shtrohet kush i ka ppropozuar , por shihet interesi i qytetarëve. Nuk shoh asnjë që të jetë kundër vetingut të politikanëve. Të gjithë duan që të ketë një hetim të thelluar për politikanët. Interesi te vetingu i politikanëve është absolut. Te reforma territoriale ne jemi nisiur te interesi qytetarëve pëe të pasur më shumë shërbim. Nga zvogëlimi i bashkive pritej të kishte 80 milionë euro kursim, por ndodhi e kundërta, kemi 120 miliionë euro më shumë të shpenzuara, si dhe punësim të militantëve te PS. Nuk ka asnjë problem që të gjitha të diskutohëen, sidomos kur kemi të bëjmë me Komisionin e Ligjeve, të gjitha bashkë. Nuk e di ku e kanë problemin? Dhe nxitimin dy ditë më para dhe 2 më pas. Afati i organeve të vetingut përfundon në qershor, ka kohë. Prioriteti i PD-së janë 3 reformat e propozuara. Vetingu në drejtësi do të bëhet e mundur të kemi një vlerësim dhe vendimmarrje që do të diskutohet në grupin parlamentar.
Kostoja e Vetingut? Është një reforme që në projeksion është të paktën 30 vite. Ka pasoja në elementet që kanë të bëjnë me vonesat, mungesen e gjyqtarqëve dhe prokurorëve. Mungesa për një peirudhë GJK. Shpresojmë që të ketë rezultat sepse kemi investim dhe nga partnerët. Pritshmëritë janë më të lartat.
Zgjedhjet lokale? Ne presim që të respektojmë vendimet e institucioneve. Në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje për ne sepse institucioni që i shpall zgjedhjet, që është presidenti i Republikës ka anuluar 30 qershorin dhe ka shpallur një datë të re zgjedhjesh për zgjedhjet në tetor. Ne votimet e bëra nga njëra palë ne nuk mund të merrnim pjesë. Pritshmëritë tona dhe të qytetarëve është që GJK të marrë vendimin e drejtë për t’i dhënë gjithë legjitimitetin e duhur institucionit të Republikës dhe dekretit të Presidentit për votimet e njëanshme të 30 qershorit, duke bërë pavlefshmëri të zgjedhjve për të hyrë në zgjedhje në të gjitha bashkitë. Ne jemi gati për të hyrë në zgjedhje dhe për të fituar.