59-vjeçari shqiptar Petro Çako që goditi infermieren dje në spitalin Attikon të Athinës dhe më pas bëri vetëvrasje ishte diagnostikuar me kancer marsin e kaluar. Ai ishte shtruar në spital që nga 19 gushti
Sipas gruas së tij, 59-vjeçari që po kurohej në spitalin Attikon, i shoqi nuk kishte histori të çrregullimeve mendore, megjithatë, ditët e fundit ai thoshte vazhdimisht se mjekët e spitalit e kishin operuar gabimisht.
Gruaja e tij, e cila u thirr për të dëshmuar në polici, sqaroi se 59-vjeçari nuk kishte pasur probleme mendore.
Në orën 5 të mëngjesit të djeshëm ai thirri infermieren në dhomë me butonin special dhe u fsheh pas derës për ta befasuar. Burri mbante në dorë një thikë kuzhine që e përdorte për të prerë frutat. Sapo infermierja hyri në repartin e saj, e sulmoi në korridor.
Duke e tërhequr nga flokët, ai i përplasi kokën në mur dhe më pas e plagosi lehtë me thikë në qafë.
Fillimisht ndërhyri një pacient tjetër, duke e goditur 59-vjeçarin me mbështetësen metalike të serumit që kishte në dorë. Një vizitor i cili ishte gjithashtu i pranishëm në skenë arriti ta shtynte.
Pastaj, 59-vjeçari u ngjit në katin e 4-të dhe përmes daljes së urgjencës doli në shkallët e jashtme metalike të spitalit. Nga atje u hodh në boshllëk duke i dhënë fund jetës.
Ai jetonte në Greqi prej 13 vjetësh dhe ishte babai i dy vajzave, njëra prej të cilave studion në Angli. Infermieres, 37 vjeçe, iu dha ndihma e parë. Gjendja e saj shëndetësore nuk është shqetësuese.