TIRANË- Artion Ferraj, i fejuari i Martina Pajollarit,e cila është lënë në burg për vrasjen e Martin Çeços ka treguar se ata janë njohur kur mblidhnin çaj, kanë shkëmbyer numrat e telefonave dhe brenda tre muajsh janë fejuar. Në një intervistë për emisionin “Uniko”, Ferraj thotë se ishte bari në Marjan. Ai pretendon që është njohur në Korrik-Gusht me Tinën, kanë folur dhe biseduar e madje ai rrëfen edhe detajet për dyshimet për implikimin e Tina Pajollarit në këtë krim.
Pjesë nga intervista:
Artion Ferraj (i fejuari i Tina Pajollarit): Jemi njohur me vajzën, me Tina Pajollarin, mblidhte çaj, këmbyem numrat e telefonit, kemi folur.
Spartak Koka: Kur, prej sa kohësh?
Artion Ferraj (i fejuari i Tina Pajollarit): Rreth 3 muaj që kemi folur.
Spartak Koka: Nga muaji Korrik-Gusht jemi takuar.
Martina (Tina) Pajollari është lënë sot në masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Para togave të zeza, 18-vjeçarja mohoi të ketë lidhje me vrasjen e Martin Çeços. Ajo është shprehur në seancë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, madje ka shtuar se deklaratën që ka thënë para grupit të hetimit e ka bërë nën presionin e Policisë.