Flet i njohuri i Bajraktarit: Kam punuar me Indritin, me gruan është ndarë dhe ajo nuk është shtatzënë

0

 

Disa ditë më parë u bë publik lajmi se Indrit Bajraktari i cili u la sot në burg nga gjykata rezultoi i martuar në Angli.

Madje u raportua se gruaja e tij me emrin Almudena kontaktoi me mediat dhe deklaroi se me Indritin kishte mbi një vit martesë dhe një lidhje prej vititi 2017.

Ndërsa po ashtu e reja tha se ata prisnin edhe një fëmijë bashkë. Indrit Bajraktari është 25-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen nga pakujdesia të 17-vjeçares Enisa Doda në Velipojë.

Të dy kishin marrë një motor uji me qira dhe bënë xhiro në det por që nga uji doli vetëm Indriti. Një i njohuri i tij që ka punuar me 25-vjeçarin në Chelsea rrëfen për JOQ Albania se Indriti nuk është më i martuar dhe se e dashura e tij spanjolle prej kohësh kishte shkuar tek prindërit në SHBA ndërsa Bajraktari jetonte vetëm në një dhomë me qira.

Sipas tij lajmi që gruaja e Indritit është shtatzënë dhe që ata bashkëjetojnë në Angli nuk është i vërtetë.

Mesazhi për JOQ Albania:

Pershendetje marr shkas nga komentet nga ngjarja ne velipoje.indrit bajraktari eshte ndare nga e dashura e tij spanjolle qe ne janar dhe ajo nuk jeton me ne angli por ka shkuar tek prinderit e saj ne amerike. Dhe nuk presin femije pasi kan kohe qe nuk jane me bashke. Indriti jetonte vetem ne nje dhome me qera. un e njoh personalisht dhe eshte nje djale shembullor pavaresisht fatkeqsise qe i ka ndodhur. Kemi punuar te dy ne nje kompani ne Chelsea. Edhe e ndjera ka nje moter ketu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu