GJIROKASTER- Gjatë ditës së sotme, policia njoftoi se babë e bir kishin goditur me sende të forta një 54-vjeçar. Kristo Dhima banues në Gjirokastër, ka folur pas goditjeve që ka marrë nga babë e bir, Bledi dhe Anis Ali, përkatësisht 44 dhe 17-vjeç. Nga ambientet e spitalit, ai ka rrëfyer se personat i njeh prej kohësh. Katër persona e kanë goditur me leva.
“Po ikja te zyrat dhe më vjen një furgon i verdhë, vetëm mbaj mend targat Vlorë. Mbaj mend vetëm një djalë të ri me bluzë të verdhë, i cili shumë shpejt më godet.
Edhe pasi më goditi, kthehet mbrapsh pasi më goditi, kthehet mbrapsht siç e ka mosha e ktyre që shajnë dhe bërtasin, edhe i thash thirr babanë dhe do të marrë në polici ta sqarojmë këtë muhabet.
U zhduk, unë po rrija aty dhe vjen babai veti katërt. Unë i njoh se kanë një stallë përballë zyrave dhe flisnim çdo mëngjes normalisht. Për mua ajo goditje ishte e sajuar, me leva, 4 veta, pa folur se ça ndodhi”, u shpreh ai.
Specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan në gjendje të lirë babë e bir, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin Kristo Dhima, 54-vjeç, banues në Gjirokastër.
Materialet proceduriale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.