Florian dhe Erald Peti , të njohur në rrethet e ngushta si dyshja e Saukut të Vjetër vijojnë aktivitetin zhvatës të miliona euro , duke pasur si mburojë, ashtu si shumë të tjerë, një funksionar në Policinë e Shtetit.
Vila mbi 1 milionë euro, mbi 500 mijë euro makina luksoze, aksesorë dhe prona, janë vetëm disa nga pasuritë e tyre, produkt i zhvatjes së qytetarëve të BE-së përmes mashtrimit, duke i joshur të investojnë paratë në bursa të rreme .
Dallohen nga të tjerët pasi kanë nisur të aplikojnë mashtrimin e dyfishtë, me organizatën e tyre call center, ndarë në disa celular, në disa pika të Tiranës.
Mashtrimi i dyfishtë është një skemë e re, e cila parashikon zhvatjen dy herë të viktimës së mashtrimit financiar. Subjekti mashtrohet që të kalojë paratë në llogarinë e rrjetit. Paraprakisht, që mashtrimi të duket sa më i besueshëm, klientit i prezantohet një avokat, cili do të kujdeset për çdo problematikë dhe surprizë rrugës!
Pasi zhduken paratë dhe kthehen në Bitcoin klienti kontrakton avokatin, i cili para se të zhduket përpiqet t’i zhvatë çfarë mund t’i marrë.
Paratë vijnë në Shqipëri nga Bictoin të cilat konvertohen në lekë fizik dhe investohen në pasuri të paluajtshme, kryesisht në emër të të afërmve.