Florian Muça u arrestua nga SPAK për inceneratorët, Alketa Hila emërohet Administratore e Albpetrol në Fier

0

Alketa Hila është emëruar Administratore e Albpetrol në Fier.

Alketa Hila mori këtë post, pasi drejtori i Albpetrol, Florian Muçaj u arrestua pak ditë më parë me urdhër nga SPAK, pasi akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve të Fierit.

Hila është emëruar si Administratore e Albpetrol deri në zgjedhjen e një emri të ri nga bordi i kompanisë.

Kujtojmë që Alketa Hila ka qenë drejtoresha e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësorë, por që nuk e mbajti për shumë kohë këtë post.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu