Floriana Garo: Skema e mashtrimit në rekord të ri, po mbështesin Bashën

0

Drejtoresha e Komunikimit në Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha, Floriana Garo e ka quajtur investigimin që u publikua sot nga emisionin Fiks Fare ne lidhje me procesin e mbledhjes së firmave për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së, si të rremë. Me anë të një postimi në Facebook, Garo shkruan se formulari i gazetarës që është paraqitur si gazetarë është grisur dhe hedhur në kosh, pas verifikimeve që janë bërë. Ajo gjithashtu ka akuzuar se gazetarja në fjalë dhe emisioni Fiks Fare kanë marrë përsipër misionin e ri të tyre, atë të mbështetjes së peng-kryetarit të PD-së.

Postimi i Plotë:

Skema e mashtrimit te Fiks shenon nje rekord te ri! Gazetarja dhe emisioni Fiks Fare kane marre persiper nje mision te ri ne mbeshtetje te peng-kryetarit te PD. Ajo kerkon nje formular duke mashtruar dhe duke u paraqitur si delegate. Per te sqaruar:

1- Menjehere pas firmes dhe verifikimit se gazetarja eshte delegate e rreme- krejtesisht FAKE, formulari i firmosur prej eshte grisur dhe hedhur ne kosh.

2- Ajo duke e ditur kete nuk shkon te verifikoje nese emri i saj gjendet ne listen e deges se Fushe-Krujes, pasi e di se ai nuk ndodhet, e me siguri do te skuqej nga turpi per investigimin e mashtrimin qe bejne si staf me vetedije te mjere.


 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu