Florjan Binaj apo Ogerta Manastirliu, Erion Braçe: Ky djali s’do ndryshonte asgjë!

0

Deputeti socialist, Erion Braçe, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ku komentoi jo vetëm Erion Veliajn, por edhe si do ishte rezultati mes Ogerta Manastirliut dhe Florjan Binajt nëse do të mbaheshin zgjedhjet në kryeqytet.

Për Erion Braçen, Florjan Binaj nuk do të ngushtonte asnjë rezultat ndërsa theksoi se Bashkia e Tiranës ka nevojë për seriozitet, burime njerëzore dhe një program të qartë.

“Jo nuk besoj. Po të marrësh opozitën të gjithë bashkë, jemi 50.4 % me 49.60%. Nuk mendoj se ky djali do të ngushtonte gjë. Nuk mendoj se do të fitonte, bashkia është çështje serioze. Ka nevojë për seriozitet.

Thënë kjo, ka nevojë për burime njerëzore, mbështetje të qartë, politike dhe popullore dhe një program. Nuk duhet të jetë një program kundër, por një program që zgjidh.

Edhe unë kam marrëdhënie me ndërtimtarinë në këtë qytet, e cila nuk është në ekuilibër me jetën e atyre që banojnë në këtë qytet, apo me shërbimet publike. Me trafikun, çdo gjë.”-tha ai.