Florjan Binaj infektohet me koronavirus: Jam aq pozitiv saqë dola pozitiv edhe me Covid-19

0

Aktori i mirënjohur i humorit, Florjan Binaj, është infektuar me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktori, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale tregon se ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 pas testit.

Ai tregon se do të qëndrojë për dy javë në karantinë dhe këto ditë do t’i mungojë spektaklit të humorit “Portokalli”.

Binaj ka qetësuar të gjithë ndjekësit duke theksuar se fatmirësisht nuk ka asnjë simptomë dhe gëzon shëndet të plotë.

Aktori i “Portokallisë” e ka marrë me sportivitet infektimin me Covid-19, teksa shprehet se “është aq pozitiv si tip saqë doli pozitiv dhe me koronavirus”.

Postimi i plotë:

Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19😅 Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë! Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj… Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat!😂 Shëndet të gjithëve!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu