Ankohet italiani: Vajza shqiptare më rrahu dhe më grabiti gjithçka

0

Në prangat e policisë italiane ka rënë një prostitutë shqiptare pasi ka sulmuar, rrahur dhe grabitur një person.

Bëhet fjalë për një prostitutë shqiptare të moshës 32 vjeç e cila është ndaluar nga policia e Romës pas denoncimit të bërë nga i dëmtuari.

Burri ka telefonuar 112 dhe ka denoncuar gruan duke thënë se u grabit dhe u dhunua prej saj në biznesin e tij në rrugën Manucci.

Ai tregon se gruaja e shtyu në ballkon me forcë dhe pasi uli qepenin e dyqanit dhe mbylli dritaret i grabiti të gjitha sendet personale madje edhe makinën.

Sipas dëshmitarëve gruaja u largua me makinën e tij duke marrë me vete edhe dy bashkëpuntorë, një grua dhe një burrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu