Fluksi në pikat kufitare, shtohen masat në Kakavijë

0

Rritja e numrit të sporteleve dhe intesifikim i masave me qëllim menaxhimin e fluksit të udhëtarëve ishte ky fokusi i takimit të zhvilluar këtë të martë në Kakavijë mes dy drejtorëve të Policisë Kufitare të Shqipërisë dhe Greqisë.

Pas takimit, Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Saimir Boshnjaku njoftoi se dita-ditës fluksi i udhëtarëve po rritet ndaj kërkoi dhe mirëkuptim nga qytetarët në rast se konstatojnë radhë në kufi.

“Pavarësisht se fluksi i rritjes së qytetarëve po shtohet nga dita ditës, besoj se i kemi marrë këto masa dhe do të jemi shumë eficentë në pjesën e menaxhimit të pikave të kalimit. Në disa raste ka pasur radhë, të cilat për momentin janë të pranueshme dhe në nivele normale, por besojmë që me bashkëpunim të dyja palët situata do të jetë në kushtet normale”, tha Boshnjaku.

Për të përballuar fluksin e emigrantëve dhe të turistëve të huaj në pikun e sezonit turistik pala shqiptare ka vendosur shtimin e sporteleve, duke punuar në katër në hyrje dhe dy në dalje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu