Konflikti i krijuar mes ish-liderit demokrat Sali Berisha dhe drejtuesit aktual të selisë blu Lulzim Basha ka bërë që benda së njëjtës subjekti politik të krijohen dy kampe. Mes atyre që janë pozicionuar tashmë, shumë të tjerë kanë mbetur neutral të paqartë ndoshta për atë se çfarë po ndodh, ose shpresojnë që ky konflikt do të sheshohet shpejt.
Mes të paqartëve që nuk di ku të pozicionohet, ose të gjykojë përplasjen duket se është shkrimtarja dhe deputetja e Elbasanit Flutura Açka. E pyetur nga gazetarja e Fax News Entela Duka për qendrimin e saj Znj Açka tha se ajo ende nuk e ka vendosur dhe ndoshta i duhet pak më shumë kohë. Por akademikja është e sigurtë për një gjë se Shqipëria nuk e ka luksin të krijojë konflikt me SHBA.
“Nuk e di si e shikoni ju, por për shkak të përvojës ia kam lënë të parëve në front, atyre që kanë më shumë përvojë, pasi ndoshta na duhet më shumë kohë për t’u mësuar me mjedisin në të cilin jemi. Sa i takon foltores së Berishë , unë nuk mund të komentoj shumë, sepse më duket një konflikt që lindi për një arsye ekstra-politike, ekstra demokratike.
Një konflikt që na erdhi si nga jashtë dhe është një konflikt mes liderit historik dhe atij të ri. Demokratët ende nuk janë mësuar me këtë konflikt. Do të duhet të mësohen që të shohin nëse është i drejtë. Unë akoma nuk kam vendosur. Mes personave konfuzë jam edhe unë, pra nëse është një konflikt i drejtë ose jo. Një gjë është e sigurtë ne nuk mund të bëjmë konflikt me SHBA, sidomos PD e cila ka pas një dashuri ndaj Amerikës”.
Pavarësisht konfliktit të egër në dukje. Akuzave dhe kundër akuzave mes Berishës dhe Bashës, Açka pohon se baza është bashkë, pavarësisht presionit për t’u pozicionuar. Duke qënë pranë bazës shpreson dhe beson që lufta mes dy liderave, atij historic dhe actual do të marrë zgjidhje, pasi në të kundërtën edhe ajo do të ndihej e trishtuar.
“Unë mendoj se pavarësisht konfliktit q ëduket, por është më pak se kaq. Është një parti që me bazën e saj është bashkë. Që do të thotë se pavarësisht se duket sikur janë të detyruar të përzgjedhin mes Berishës dhe Bashës kam përshtypje që në esencë në substancë, ata e kanë zgjedhur PD.
Kjo është shumë e sigurtë që ata janë bashkë, të paktën në përceptimin tim duke qënë se jam shumë shpesh me bazën. Personalisht nuk do të më vinte mirë që PD, ti ndodhte ndonjë skizmë, për shkak të kësaj gjëje dhe unë nuk e shoh si një luftë gjelash, por mendoj që do të vijë një moment dhe do të pericipitoj.
Edhe Z. Berisha dhe Z. Basha do të gjejnë një zgjidhje mes tyre, në mos pastaj do të isha shumë e trishtuar të shihja një konflikt të kësaj natyre”.
Këto deklarata shkrimtarja i bëri në një takim sensibilizues në Elbasan.