Të paktën tre persona kanë vdekur, si pasojë e një prej stuhive më të rënda që kanë goditur Britaninë e Madhe në dekada.
Erërat e forta nga stuhia Eunice rrëzuan pemë dhe ngritën peshë gjithçka që doli para, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje rreth të 30-tave në Londër, një burri rreth të 20-tave në Hampshire dhe një burri rreth të 50-tave në Merseyside.
Shpejtësia e erës vendosi një rekord të përkohshëm në Angli, ndërsa stuhia mbylli shkollat, ndërpreu udhëtimet dhe shembi çatitë e shumë godinave.
Rreth 400,000 shtëpi janë pa energji që nga mbrëmja e së premtes, ndërkohë që viktima dhe erë të fortë ka pasur dhe në vende të tjera të veriut të europës.
Zonat bregdetare të Anglisë jugperëndimore dhe të Uellsit jugor, së bashku me Anglinë juglindore, ishin në alarm pasi paralajmërimet e rralla të motit të kuq u lëshuan nga Zyra Meterologjike, duke treguar një rrezik për jetën.
Ka disa paralajmërime të verdha më pak serioze në Skoci, Irlandën e Veriut dhe pjesë të Anglisë veriore.