“Folëm për një dimër më të sigurt”, presidenti serb Vuçiç bisedë telefonike me Ramën: Së bashku jemi gjithmonë më të fortë

0

Presidenti Serb Aleksander Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama dhe me atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Lajmin e ka bërë të ditur Vuçiç në një postim në rrjete sociale ku shprehet se mes tyre kanë biseduar për takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Në fokus të bisedës ka qenë edhe kriza energjetike.

“Fola me Edi Ramën dhe me Dimitar Kovçevski për hapat e përbashkët për të garantuar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Një Ballkan i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit e rajonit tonë, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, ka shkruar presidenti serb Vuçiç në Instagram.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu